Dëmtohet gypi i ujësjellësit në Dërvar të Vushtrrisë, zona mbetet pa ujë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se pa ujë ka mbetur një pjesë e Qiqavicës.

Sipas njoftimit të tyre, shkak i ndërprerjes është dëmtimi i gypit të ujësjellësit në Dërvar të Vushtrrisë.

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se sipas informatave nga tereni, parashihet që sanimi të përfundojë deri në orët e pasditës së sotme, kur edhe pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.