
Dhunë në ndeshjen Vushtrria - Malisheva, tifozët mbushin fushën me karrige
28.5.2022 - 17:59
Ndeshja e barazhit për Superligën e Kosovës, mes Vushtrrisë dhe Malishevës është ndërprerë për shkak të dhunës që filloi nga ana e tifozëve në tribunat stadiumit ‘Zahir Pajaziti”.
Malisheva ishte në epërsi ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-0, kur fitoi penallti dhe aty tifozët e Vushtrrisë filluan të hedhin karrige e gjëra tjera të forta në fushën e gjelbër duke e dëmtuar edhe rrjetën e golit.
Policia i largoi nga stadiumi tifozët ‘Forca’, ndërsa edhe rrjeta u rregullua për të vazhduar loja.
Malisheva pas rifillimit në ndeshjes shënoi golin e tretë nga penalltia.