
Ia theu xhamat e lokalit dhe e kërcënoi viktimën, arrestohet i dyshuari
23.1.2022 - 23:32
Një person nga Vushtrria është arrestuar pasi i njëjti kishte kanosur një burrë tjetër.
Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari fillimisht ia ka thyer xhamat e lokalit viktimës dhe më pas përmes telefonit i njëjti edhe e kishte kërcënuar atë.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që fillimisht ia kishte thyer xhamat e lokalit e më pas përmes telefonit kishte kanosur viktimën”, ka thënë Policia.
Tutje është njoftuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur se i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në mbajtje.