Foto: Federata e Volejbollit
Volejboll vajzat, KV Skenderaj fiton Kupën e Kosovës (Foto)
28.3.2019 - 22:10
Klubi i volejbollit Skenderaj ka triumfuar në finale të Kupës së Kosovës ndaj M-Technologie, 3-1 me sete.
Vashat nga Skenderaj e nisën mirë ndeshjen pasi e fituan setin e parë me rezultat 25-21.
Në setin e dytë M-Technologie e barazoi rezultatin 1-1 me sete duke e fituar me rezultat 25-22.
Setin e tretë dhe të katërtin vajzat nga Skenderaj e fituan me rezultat 25-20 dhe 25-23.
Pra, pas katër seteve të zhvilluara KV Skenderaj u shpall kampion i Kupës së Kosovës.