Villarreal i fortë për Zenitin, e mposht në Shën Petersburg (Foto)

Villarreal e ka mposhtur Zenit Petersburgin në shtëpi të vet me rezultat 3-1.

Kjo ndeshje është e vlefshme për 1/8 e finales së Europa League.

Ndeshjen prej fillimit e nisën më mirë mysafirët, pasi kaluan në epërsi në minutën e 33’ me iborran.

Vetëm pas dy minutave Zeniti e barazoi rezultatin me Azmounin.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë spanjollët u treguan të fortë dhe i shënuan edhe dy gola.

Fillimisht shënoi Moreno në minutën e 64’ për rezultatin 2-1.

Për rezultatin përfundimtar 3-1, shënoi Morlanes në minutën e 71’.