Valon Berisha: Shqiponja na bashkon, publikon foto me Shaqirin, Rashicën, Kryeziun, Abrashin e Hadërgjonajn (FOTO)

Kapiteni i Kosovës dhe lojtari i Lazios, Valon Berisha ka postuar një foto në Instagram me përshkrimin “Shqiponja na bashkon”.

Ai në këtë foto është me futbollistët e njohur si Xherdan Shaqirin, Amir Abrashin, Milot Rashicën, Hekuran Kryeziun e Florent Hadërgjonajn.

Yjet e futbollit nga Kosova po i shfrytëzojnë pushimet që të kalojnë kohë së bashku, para se të nisin përgatitjet për sezonin e ri me klubet e tyre përkatëse.

Valon Berisha ka shkruar në Instagram, se shqiponja i bashkon.

“Djelomshat e Backstreet ( në stilin shqiptar) Shqiponja na bashkon”, ka shkruar Berisha.

 

 

 

View this post on Instagram

 

Back Street boys (albanian style) ??? shqiponja na bashkon ?????❤️#postivevibesonly @albafestival

A post shared by Valon Berisha (@valon.berisha14_official) on