Foto: Facebook

Trepça ’89 dhe Gjilani ndahen në paqe (Foto)

Trepça ’89 dhe Gjilani kanë ndarë pikët në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë,  pas rezultatit 1-1, në kuadër të xhiros së 14-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Gjilani kaloi në epërsi në minutën e ’25, me anë të Vilfor Hyses pas asistimit të Ansi Nikës.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1.

Pjesën e dytë vendasit e nisën furishëm ku krijuan disa raste për gol, e barazimin e arritën tek në minutën e ’76 me anë të Arb Manaj.

Trepça ’89 pas kësaj xhiro radhitet në pozitën e nëntë me 16 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e gjashtë me 21 pikë.