Tre mënyrat më të shpejta të djegies së dhjamit - VIDEO

Mënyra e parë për djegien e dhjamit është krijimi i deficitit të kalorive. Që do të thotë balancimi i tre makronotrientëve kryesorë, të cilat janë proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë që me ‘vdekë urie’ apo me ngrënë vetëm një herë në ditë, ju mund të hani 5 herë në ditë edhe prapë të humbisni peshë.

Mënyra e dytë është ushtrimi. Domethënë, ushtrimi me pesha është shumë i rëndësishëm për trupin sepse e mban masën muskulare në formë të mirë, ku trupi djeg më shumë dhjam.

Dhe mënyra e tretë është kombinimi i dy të parave me ‘Hiit-Kardio’, që është kardio intensiteti i lartë, ku ju për 20 minuta, djegni kalori më shumë se sa të ushtroni në trakë për orë të tëra.