Spanja publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit (Foto)

Trajneri i Kombëtares së  Spanjës, Luis Enrique, ka publikuar sot listën e lojtarëve që i ka ftuar për ndeshjet e nëntorit për Ligën e Kombeve.

Në sy bie rikthimi i Jordi Albas, i cili po kalon formë të mirë.

Ndërsa mungesat e mëdha për Enriquen janë të lënduarit, Diego Costa, Thiago, Koke.

Ndërsa me vendim teknik janë lënë jashtë kësaj liste, Nacho, Marcos Alonso, Bartara, Albiol e Paco Alcacer.

Kjo është lista e lojtarëve të kombëtares së Spanjës për ndeshjen kundër Kroacisë (Liga e Kombeve), që do të luhet të enjten e 15 nëntorit dhe kundër Bosnjës (miqësore), e planifikuar për më 18 nëntor, në Las Palmas.

Portierë: De Gea, Kepa, López.

Mbrojtës: Jonny Otto, Azpilicueta, Llorente, Ramos, Mario Hermoso, Íñigo Martínez, Gayá, Jordi Alba.

Mesfushorë: Busquets, Fornals, Brais, Sergi Roberto, Saúl, Ceballos, Rodri.

Sulmues: Suso, Rodrigo, Iago Aspas, Morata, Isco, Asensio.