Dr. Valbona Gashi

Si të kujdesemi për alergjinë në polen?

Polenet janë grimca të imëta në formë pluhuri, të cilat krijohen nga bimët gjatë periudhës së lulëzimit të tyre dhe nevojiten për riprodhimin e tyre.

Polenet konsiderohen si një ndër shkaktarët më të shpeshtë të alergjive të rrugëve të frymëmarrjes pas pluhurit të shtëpisë. Personat me alergji në polene, te këta persona sistemi imunitar i tyre i identifikon gabimisht polenet si grimca të rrezikshme dhe i lufton ato duke i shkaktuar organizmit dëmtime.

Personat me alergji në polene mund të kenë simptome gjatë gjithë vitit ose gjatë periudhave të caktuara të vitit, kjo për arsye se prania e polenit në natyrë varet nga cikli jetësor i bimës, d.m.th polenet janë të pranishme në periudhat kur bimët e caktuara riprodhohen.

Po ashtu, peronat mund të kenë alergji në një apo disa lloje të poleneve, varësisht nga bimët d.m.th janë tri sezone të poleneve, sezoni i polenit të pemëve, i cili është karakteristikë për periudhën e hershme të pranverës, nga fillimi i pranverës e deri kah fundi i pranverës. Pastaj sezoni i poleneve të barishteve, i cili është i pranishëm në natyrë diku nga fundi i pranverës deri në fillimet e verës dhe sezoni i poleneve të shkurreve, i cili është i pranishëm diku nga fundi i verës deri në fund të dimrit. Mirëpo, disa nga polenet e shkurreve mund të qëndrojnë në natyrë edhe gjatë gjithë vitit.

Përgjegjësi kryesor i alergjisë në këto raste d.m.th janë polenet e barishteve si për nga numri i rasteve ashtu edhe për nga ashpërsia e simptomatologjisë.

Sipmtomalogjia te alergjia në polene është shumë e theksuar, fillon në mënyrë të vrullshme, personat kanë teshtima të theksuara e të shpeshta, pastaj kanë probleme me mbyllje të hundës ose edhe me shkuarje-sekret ujor, kanë kruarje të hundës, kruarje të qiellzës, të syve, të veshëve e pastaj mund të kenë probleme edhe me skuqje të syve, lotim, enjte të syve ndërkaq, për shkak të problemeve me hundë, mund të kenë probleme edhe me sinuse, inflamacion të sinuseve, dhimbje të sinuseve dhe për pasojë edhe kokëdhimbje, simptome këto që njihen si rinite alergjike ose rinosinozite alergjike apo rinokonjuktivite alergjike.

Riniti alergjik është një faktor i cili mund të nxitë zhvillimin e astmës alergjike mirëpo edhe alergjia në polene drejtpërdrejt mund të shkaktojë zhvillimin e astmës alergjike. Simptomalogjia është më e rënduar d.m.th pacientët mund të kenë fishkëllima në gjoks, dhimbje në gjoks. Diagnostikimi i alergjisë në polene sikurse edhe te sëmundjet e tjera d.m.th bazohet në simptome dhe të dhënat të cilat ne i marrim nga pacienti. Pastaj rëndësi të veçantë këtu ka testimi, testet që ne i përdorim në këtë rast janë testet kutane dhe testet serologjike.

Pas konstatimit të sëmundjes atëherë fillohet me terapi simptomatike, e cila është shumë e rëndësishme meqenëse lehtëson simptomet dhe përmirëson kualitetin e jetës, ndërkaq për të pasur suksese, për të pasur një trajtim të suksesshëm kërkohet të respektohen edhe masat e kujdesit. Personat me alergji në polene duhet të kufizojnë kohën e qëndrimit në natyrë në mesditë kur nivelet e polenit në natyrë janë më të larta.

Krahas terapisë simptomatike dhe masave të kujdesit, po ashtu shumë i rëndësishëm është edhe vaksinimi gjegjësisht imunoterapia alergjenspecifike përmes të cilës ne synojmë të rirregullojmë sistemin imunitar te këta persona në mënyrë që mos i njohin polenet specifike si diçka e dëmshme për organizmin.

Për të shikuar videon e plotë, klikoni në këtë LINK