Shpejtë do Duhet të Rimbushni Telefonin Vetëm 4 Herë në Vit

Një material i ri po përdoret për prodhimin e baterive të reja, që do të përmbushë të gjitha nevojat tona

Bateria e së ardhmes do të jetë shumë më ndryshe nga këto që kemi sot. Ju do të liroheni nga rimbushësit me kabllo e rimbushjet vend e pavend.

Hulumtuesit në Universitetin e Michigan-it dhe Universitetin Cornell, po krijojnë një material të ri të quajtur multiferroiki magnetoelektrik.

Materiali është një shtresë e hollë polare që lëviz nga energjia pozitive në atë negative me një energji shumë të vogël, shkruan rtv21.tv.

Materiali do të lejojë që të përdoret vetëm një fraksion i energjisë që përdoret tani. Përafërsisht mobili do të shpenzojë 100 herë më pak energji sesa shpenzon tani, rimbushja do të jetë shumë e shpejtë dhe do të ndodhë shumë rrallë.

Fatkeqësisht materiali ende nuk është i gatshëm për përdorim. Një nga inxhinierët që po zhvillojnë këtë material ka deklaruar se do të jetë i gatshëm në vitin 2030./21Media