Foto: Facebook

Ronaldo hyn në histori të Ligës së Kampioneve me më së shumti ndeshje të fituara (Foto)

Cristiano Ronaldo me fitoren e sotme të Juventusit ndaj Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka thyer edhe një rekord tjetër.

Portugezi ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve duke u bërë lojtari i parë që ka fituar 100 ndeshje në këtë kompeticion.

Ronaldo këtë vit në katër ndeshje me Juventusin në Ligën e Kampionëve ka shënuar një gol.

Ndërsa në fitoren e sotme ka asistuar te goli i Mario Mandzukicit.