Foto: Milan/Faceboook

Romagnoli: Piatek bëri paraqitje të jashtëzakonshme

Milan mbrëmë fitoi me rezultat 2-0, ndaj Napolit në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Të dy golat për Milanin i shënoi sulmuesi polak Krzysztof Piatek.

Milan me golat e Piatekit kaloi në gjysmë finale të Kupës së Italisë, e lëvdata për të nuk kanë munguar.

Kapitani i Milanit Alessio Romagnoli, ka dhënë lavdata për Piatekin, duke thënë se ai bëri një ndeshje të jashtëzakonshme.

“E filluam shumë mirë ndeshjen me të jashtëzakonshmin Krzysztof Piatek, dhe e komplimentoj atë për paraqitjen e jashtëzakonshme” ka thënë Romagnoli pas ndeshjes.