Roma sfidon tifozin që ia mori mendja se mund të shënojë si sulmuesi Under

Roma ka postuar në Twitter golin e shënuar nga sulmuesi turk Cengiz Under ndaj Parmas.

Marco Nicolai, tifoz i Romës, kishte thënë se edhe ai do ta shënonte atë gol.

Mirëpo, Roma e ka ftuar këtë tifoz që të vij në stadium dhe ta provoj nga ajo pozitë se a do të mund ta shënonte golin.

I ftuar si mysafir special në stadium, i riu Marco ka provuar tri herë të shënojë gol nga ajo pozitë por ka dështuar.

Për më shumë shikojeni videon e plotë.

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=FanBYq5LMT8