Roma dëshiron transferimin e Belottit

Roma është duke e monitoruar sulmuesin italian të Torinos, Andrea Belotti.

Sipas “Corriere dello Sport”,  Roma është duke e shikuar Belottin për afatin kalimtar të verës, pasi në janar e vështirë se mund ta lshojnë torinezët.

Roma për momentin ka sulmues qendre si Edin Dzeko e Patrik Schick, por dëshiron që sezonin e ardhshëm të ketë në skuadër Belottin i cili është edhe italian.

Andrea Belotti në këtë sezon ka arritur t’i shënoj 7 gola nga 19 ndeshje në Serie A, me Torinon.