Referi i Premierligës Mike Dean feston si i ‘çmendur” për suksesin e skuadrës Tranmaere Rovers (VIDEO)

Fansat e futbollit të hënën kanë pasë mundësi të shohin në tribuna në ndeshjen Forest Green Rovers- Tranmere Rovers, një tifoz të veçantë, referin e Premierligës Mike Dean.

Kamerat televizive e kanë kapur referin Mike Dean, duke festuar pasi skuadra e tij Tranmere Rovers u inkuadrua në England Ligue 1, pasi e mposhti Forest Green Rovers me rezultat të përgjithshëm 2-1, nga të dy ndeshjet.

Mike Dean u bë referi i parë në Premierligë që i dha 100 kartonë të kuq, kur e ndëshkoi Ashley Youngin e Manchester Unitedit.