Liverpool e mposht me lehtësi Chelsean (FOTO)

Liverpool ka shënuar fitore të lehtë ndaj Chelseas, me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme kjo për xhiron e 34-të në Premierligë.

Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, ani pse ishte një lojë dinamike nga të dy skuadrat e dominuar nga një nuancë më shumë nga Liverpool.

Liverpool e nisi furishëm pjesën e dytë.

Sadio Mane shënoi në minutën e 51’ pas asistimit të Hendersonit.

Në minutën e 53’ Mohamed Salah shënoi një super gol për rezultatin 2-0.

Pas kësaj fitoreje Liverpool e rrëmben vendin e parë me 85 pikë, dy më shumë se Manchester City i cili ka edhe një ndeshje më pak.