Ilustrim

Ndalohen tre persona që sulmuarn referin në stadiumin e Gjilanit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar tre persona të dyshuar për 48 orë nën dyshimin se kanë sulmuar një person zyrtar.

Sipas njoftimit nga ana e prokurorisë, të dyshuarit, I. Z., M. Z., dhe S. Sh., gjatë ditës së djeshme gjatë zhvillimit të një ndeshe në stadiumin e Gjilanit, kanë sulmuar M. M., i cili ishte në cilësinë e referit anësor.

Sipas njoftimit dy nga të dyshuarit I. Z. dhe M. Z., duke dalur nga fusha e lojës, kanë sulmuar referin duke e goditur disa herë me grushte në pjesën e kokës.

Prokuroria ka njoftuar se pas ndërhyrjes së personave prezent për t’i ndarë, ka ndërhyre dhe i dyshuari S. Sh., i cili po ashtu e ka goditur dy herë me grushte në kokë.

Si pasojë e goditjeve, viktima e këtij rasti është detyruar të kërkoj tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan.

Prokurori i rastit, sipas njoftimit brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurve, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.