Foto: Juventus/Twitter

Ramsey refuzoi Barcelonën e Real Madridin për Juventusin

Mesfushori i Arsenalit Aaron Ramsey në fillim të kësaj jave e zyrtarizoi kalimin e tij te Juventusi, si transfer i lirë.

Uellsiani me Juventusin do të fillojë prej sezonit të ardhshëm si transfer i lirë, pasi i skadon kontrata me Arsenalin në këtë sezon.

Sipas “BBC sport dhe ESPN”, Ramsey i ka refuzuar ekipet si Real Madrid dhe Barcelona për Juventusin.

Sipas gazetarit të “BBC” David Ornstein, ai i ka refuzuar ekipet si Real Madrid, Inter Milan, Paris Saint Germain, Barcelona dhe Bayern Munich.

Pra, në total 28 vjeçari i ka refuzuar pesë ekipe që të nënshkruaj me Juventusin një kontratë katër vjeçare me pagë prej 7 milionë eurove në vit.