Publikohet lista e futbollistëve për ndeshjet e Kosovës me Malin e Zi dhe Bullgarinë

Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) ka njoftuar se përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, tashmë ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit.

Këto dy ndeshje do të mbahen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja e parë do të jetë kundër Malit të Zi dhe do të mbahet më 7 qershor në Podgoricë, ndërsa ndeshja e dytë do të mbahet më 10 qershor në Sofje, kundër Bullgarisë.

Sipas njoftimit, stërvitja e parë e kompletuar do të mbahet më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.

Më poshtë mund të gjeni edhe orarin e plotë të stërvitjeve të Kombëtares së Kosovës:

Me 2 qershor në orën 18:00.
Me 3 qershor në orën 11:00 dhe në orën 17:00.
Me 4 qershor në orën 11:00.
Me 5 qershor në orën 10:30, ndërsa në orën 14:00 bëhet nisja për Podgoricë.
Me 6 qershor në orën 18:00.
Me 8 qershor në orën 18:00.
Me 9 qershor në orën 19:00.

Lista e futbollistëve për ndeshjet e Kosovës me Malin e Zi dhe Bullgarinë