Prishtina nuk lejon befasi, e mposht me lehtësi Flamurtarin

Prishtina e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-0.

Kjo ishte ndeshje e vetme e mbetur nga xhiro e 23-të në Superligën e Kosovës.

Prishtina prej fillimit tregoi se pikët e plota sot do të mbesnin në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen, pasi në minutën e 16’ kaluan në epërsi me Meriton Korenicën.

Për ta dyfishuar epërsinë shënoi sulmuesi nga Shqipëria, Mario Morina, në minutën  e 22’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë Prishtina e trefishoi epërsinë në minutën e 56’ me Meriton Korenicën pas një asistimi të bukur nga Guthier Mankenda.

Rast të mirë për ta kompletuar hat-trickun e tij e kishte Korenica në minutën e 67‘.

Argjend Mustafa goditi fort në drejtim të portës në minutën e 67‘, por portieri Flamur Neziri e ndali goditjen e tij me shumë mund.

Edhe Mario Morina në minutën e 73‘ kishte  rast të mirë pas asistimit të Armend Thaqit, por goditi jashtë portës.

Flamurtari në këtë ndeshje rrezikoi vetëm një herë në minutat shtesë me zëvendësuesin Adamou Moussa Issa.

Pas kësaj fitoreje Prishtina rikthehet në pozitën e dytë me 50 pikë, pesë më pak se vendi i parë.

Ndërsa Flamurtari mbetet në zonën e barazhit me 28 pikë.

Xhiron e 24-të Prishtina do të luajë si mysafir ndaj Ballkanit në Suharekë.

Ndërsa Flamurtari do ta pres në stadiumin “Fadil Vokrri” Feronikelin.

Këto janë disa foto të realizuara nga ndeshja Prishtina-FLamurtari nga fotografi I KALLXO.com, Atdhe Mulla: