Prishtina humb nga Varese në sekondat e fundit

Prishtina ka pësuar humbje në sekondat e fundit ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Varese, me rezultat 77-80.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të 1/8 së finales të FIBA Europe Cup, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Prishtina e nisi keq ndeshjen pasi çerekun e parë e humbi me rezultat 12-25.

Çereku i dytë ishte i mirë për vendasit pasi u këndellën dhe arritën ta fitonin atë me rezultat 20-12 dhe me rezultat të përgjithshëm 32-37.

Edhe në çerekun  e tretë vendasit arritën ta dominojnë lojën dhe epërsinë e parë e arritën me një treshe të Dardan Berishës për rezultatin 43-41.

Çereku i tretë u mbyll në të mirë të Prishtinës me rezultat 28-15 dhe me rezultat të përgjithshëm 60-52.

Fundi i çerekut të katërt ishte fatal për prishtinasit, pasi arritën t’i shënonin vetëm 17 pikë e i pranuan 28.

Rezultati final i ndeshjes ishte 77-80 për Pallacanaestro Varese

Lojtari më i mirë te Prishtina ishte Muhammed Bashir Ahmed me 11 pikë.

Ndërsa te Varese Dominique Archie me 22 pikë.

Ndeshja e kthimit luhet në Itali me 13 mars.