Pranandelli: Piatek është sulmues i kompletuar

Trajneri i Genoas , Cesare Prandelli, ka thurr elozhe për sulmuesin polak Krzysztof Piatek, duke e cilësuar si njërin prej sulmuesve më të kompletuar që ka punuar ai gjatë karrierës së tij si trajner.

Piatek pritet që brenda pak ditëve të transferohet në skuadrën e Milanit, për 35 milionë euro dhe të shkoj te skuadra e Genoas mesfushori kroat Alen Halilovic.

E  Prandelli, ka thënë se nuk ka pasur lojtarë si Piatek më parë në skuadrat që i ka drejtuar.

“Piatek është ai tip i lojarit që më parë nuk kam pasur kësi lojtari. Ai i ka të gjitha karakteristikat që duhet t’i kete një sulmues i kompletuar”, ka thënë Prandelli për gazetën spanjolle “Marca”.