Real Madrid drejton sytë kah sulmuesi i Serie A

Real Madrid pasi nuk po arrin të nënshkruajë me ndonjërin prej sulmuesve me emër në botën e futbollit dhe tani i ka drejtuar sytë te një tjetër sulmues i cili po bën sensacion këtë vit në Serie A.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, Real Madrid ka arritur marrëveshje për transferimin e Krzysztof Piatek, pasi sulmuesi kryesor i Real Madridit Karim Benzema ka pësuar një lëndim dhe madrilenët nuk kanë opsione shumë në repartin e sulmit.

Sulmuesi i Genoas, vlerësohet 60 milionë euro dhe kjo nuk paraqet problem për Real Madridin.

Piatek në Serie A ka shënuar 13 gola dhe një asistim, ndërsa në Coppa Italia gjashtë gola.