Preciozi: Piatek do t’i shënojë 35 gola

Presidenti i Genoas Enrico Preciozi, ka folur për sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek i cili është duke shkëlqyer me me ‘kuq e zinjtë’.

Piatek u transferua në Milan në afatin kalimtar të janarit nga Genoa në Milan për 35 milionë euro.

Preciozi ka thënë se nuk është i surprizuar që polaki po shënon aq shumë, sipas tij Piatek do t’i arrij shfirën e 35 golave deri në fund të sezonit.

“Nuk është surprizë për mua që Piatek po shënon shumë. Për mua ai do të arrij shifrën e 35 golave”, ka thënë Presidenti i Geonas para gazetarëve italian.