Nevin: Sarri duhet ta trasnferoj Piatekin e Geonas

Pat Nevin,  thotë që Maurizio Sarri, duhet të kërkoj me ngulm transferimin e  Kryzysztof Piatek.

Ish-sulmuesi i Chelseas, Pat Nevin, mendon se Piatek, do të ishte sulmuesi ideal për skuadrën londineze.

Maurizio Sarri nuk e ka nisur mirë sezonin dhe tani është duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi shpresat për titullin e kampionit veçse janë shuar.

Chelsea në sulm me Alvaro Moratën dhe Oliver Giroud, nuk janë duke dhënë fryte në fazën e sulmit dhe për këtë po fajsohen këta dy qendërsulmues.

Pat Nevin ka thënë se të gjithë e dëshirojnë Piatekin, pasi është i mirë në lojën me ajër dhe me driblime.

“Të gjithë e dëshirojnë atë. E kam shikuar atë pak. Ai është shumë i mirë në lojën me ajër, por edhe teknikisht është shumë i mirë”, ka thënë Nevin për “Love Sport Radio”.

Piatek deri më tani në të gjitha kompeticionet i ka shënuar 21 gola, dhe një asistim.