Milan gjen zëvendësuesin e Higuanit

Gonzalo Higuan duket se ndeshjen e fundit më Milanin e luajti ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë, pasi argjentinasi pritet të transferohet tek skuadra e Chelseas.

Sipas “Tuttosport”, Milan e ka gjetur zëvendësuesin e Higuainit, ai është sulmuesi i Genoas Krzysztof Piatek.

Piatek në këtë sezon ka befasuar të gjithë me formën e mirë, ku në të gjitha garat ka shënuar 21 gola.

Sulmuesi polak ka oferta edhe nga klube si Juventus, Napoli e Real Madrid, por sipas mediave italiane ai po preferon kalimin tek ‘Rossonerët’.