Foto: RTV 21

Përfitimet që keni nëse pini ujë të ngrohtë sapo të zgjoheni nga gjumi

Për shumë njerëz, është e paimagjinueshme ta nisin ditën pa një apo edhe dy filxhanë kafe.

Duket sikur lëngu magjik i zi ka një fuqi të mbinatyrshme për të kthyer me plot 360 gradë humorin, energjinë, përqendrimin etj. Por a keni menduar ndonjëherë sikur në ritualin e mëngjesit të përfshini një gotë me ujë të ngrohtë?

Uji jo vetëm që është përbërësi kryesor i organizmit të njeriut, por merr pjesë dhe në të gjitha proceset jetike të metabolizmit.

Më poshtë do të lexoni 3 arsyet përse duhet të pini ujë të ngrohtë me stomakun bosh.

  1. Përmirëson lëvizjet e muskujve: Një studim i bërë nga ‘’Journal of Neurogastroenterology dhe Motility’’ ka treguar se deri 58% e pacientëve që vuajnë nga achalasia, një gjendje në të cilën muskujt e pjesës së poshtme të ezofagut dështojnë të relaksohen, kanë përjetuar përmirësime të dukshme në gjendjen e tyre pasi pinë ujë të ngrohtë .
  2. Përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut: Pirja e ujit të ngrohtë përmirëson rrjedhjen e gjakut në sistemin e qarkullimit të gjakut të trupit. Është treguar shkencërisht se kur trupi ekspozohet në temperaturë të ngrohtë, rrjedha e qelizave të gjakut fillimisht rritet nga një sasi dramatike. Pastaj, ajo bie përsëri në normën normale të rrjedhjes së gjakut dhe fillon të rritet gradualisht sa më gjatë të jetë e ekspozuar ndaj ngrohtësisë.
  3. Lehtëson dhimbjen e fytit: Nëse kur zgjoheni në mëngjes keni dhimbje fyti dhe vështirësi gjatë gëlltitjes mos hezitoni në asnjë moment të pini ujë të ngrohtë, lehtëson dhimbjen dhe zbut muskujt e stomakut.