Paditet Spotify

Kompania kërkon dëme në vlerë prej 150,000 dollarë për secilën këngë.

Kompania Wixen Music Publishing ka akuzuar shërbimin muzikor Spotify për përdorim të artistëve pa licencë dhe kompensim. Sipas padisë së ngritur në gjykatën e Kalifornisë, gjiganti i muzikës duhet të paguajë 1.6 miliard dollarë dëmshpërblim, aq sa ka kërkuar Wixen, transmeton CNN.

Wixen menaxhon të drejtat e artistëve, përfshirë Tom Petty, The Doors, Neil Young dhe Missy Elliot. Kompania kërkon dëme në vlerë prej 150,000 dollarë për secilën këngë, që paraqet dëmshpërblimin maksimal sipas U.S. Copyright Act. Spotify, baza e së cilës ndodhet në Suedi, nuk ka komentuar akuzat.

Ndryshe, vlera e Spotify thuhet të jetë 19 miliardë dollarë/21 Media.