OSAKA, JAPAN - MARCH 05: Misao Okawa, the world's oldest Japanese woman looks on her 116th birthday celebration at Kurenai Nursing Home on March 5, 2014 in Osaka, Japan. Okawa, born in Tenma, Osaka, on March 5, 1898 to a family of Kimono merchants, married in 1919 and had three children, of which a daughter and a son are still alive, and has four grandchildren and six great-grandchildren. (Photo by Buddhika Weerasinghe/Getty Images)

Njerëzit që Ndihen më të Rinj në Zemër Jetojnë më Gjatë

Vazhdoni dhe gënjeni në lidhje me moshën tuaj. Mund të jetë gjëja që ju ndihmon të jetoni më gjatë.

Nëse këta gënjeshtarë me të vërtetë besojnë se janë më të rinj se ajo që thuhet në certifikatën e tyre të lindjes, një studim i ri tregon se ata janë midis një grupi njerëzish që kanë një shkallë më të ulët të rrezikut për vdekje.

Kjo krahasohet me ata që ndjenin moshën e tyre ose ata që madje ndihen më të vjetër se vitet e tyre.

Ky studim është publikuar online në JAMA Internal Medicine.

Studimi shikoi të dhënat e 6,489 njerëzve me një moshë mesatare prej 65,8 vjetësh, të cilët raportuan se ndiheshin më pak se 10 vjet më të rinj. Ajo që është interesante është se shumica e njerëzve në studim nuk ndiheshin si mosha e tyre aktuale. Shumica thanë se ndiheshin rreth tre vjet më të rinj. Vetëm një përqindje e vogël, rreth 4.8%, ndiheshin të paktën një vit më të vjetër se mosha e tyre aktuale.

Kur studiuesit e Universitetit në Londër i ndoqën këta njerëz gjatë tetë viteve të ardhshme, shkencëtarët gjetën pak më shumë se 14% të atyre që ndjeheshin më të rinj se vitet e tyre, kishin vdekur. Kjo u krahasua me më shumë se 24% të njerëzve që raportuan se ndiheshin më të moshuar ose ndjenin moshën e tyre, të cilët kishin vdekur. Rreth 18% e njerëzve që ndiheshin si mosha e tyre kronologjike vdiqën në atë periudhë kohore.

Pse lumturia është e shëndetshme

Studiuesit thonë se duan të kuptojnë më mirë se çfarë bëri dallimin me këtë grup.

“Mundësitë përfshijnë një sërë sjelljesh shëndetësore më të gjera se sa i kemi matur (të tilla si ruajtja e peshës së shëndoshë dhe zbatimin e këshillave mjekësore), dhe rezistencë më e madhe, ndjenjën e kontrollit dhe vullnetit për të jetuar mes atyre që ndihen më të rinj se mosha e tyre”, përfundon studimi. “Mosha e vetëvlerësuar ka potencial për të ndryshuar, kështu që ndërhyrjet mund të jenë të mundshme. Individët që ndjehen më të moshuar se mosha e tyre aktuale mund të jenë në shënjestër me mesazhet shëndetësore që promovojnë sjellje pozitive shëndetësore dhe qëndrimet ndaj plakjes”.

Dr. Sharon Bergquist, një mjek dhe asistent profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Emory, i specializuar në plakjen e shëndetshme, nuk habitet nga rezultatet.

“Kërkimet na tregojnë se personaliteti mund të lidhet me fatin tënd”, tha Bergquist.

Lloji juaj i lumturisë ka rëndësi

Hulumtimi i ri në lidhjen mes personalitetit dhe plakjes konstaton se ka dy tipare kryesore që duket se i ndihmojnë njerëzit të jetojnë një jetë më të gjatë: kujdesi dhe optimizmi.

Njerëzit që kanë të dyja tiparet mund të kenë më shumë vullnet për të bërë gjënë e duhur për të jetuar një mënyrë jetese të shëndoshë që mund t’i mbajë të shëndetshëm gjatë në pleqëri.

“Plakja e mirë mund të bëhet sigurisht një profeci vetë-përmbushëse” tha ajo.

Ann Nixon Cooper u bë e famshme pasi presidenti Barack Obama e përdori historinë e saj në natën e zgjedhjeve në vitin 2008 për të folur rreth progresit të vendit. “Në kohën kur zëri i femrave ishte i heshtur dhe shpresat e tyre kishin ikur, ajo jetoi për të pare ato të ngrihen dhe të flasin dhe të japin votën.” Ajo vdiq në vitin 2009 në moshën 107 vjeçare. Sekreti i saj i jetëgjatësisë ishte të qenit e gëzuar. “Unë gjithmonë kam qenë një person i lumtur, i qeshur”. Ajo gjithashtu e mbajti veten në formë, vallëzoi deri në moshën 103 vjeçare.

Fauja Singh është i njohur si 100 vjeçari i parë që ka vrapuar në një maratonë. Gjyshi i mrekullueshëm i njohur si “Tornado Turban” vazhdon të vrapoj ose të ecë çdo ditë. Tani 106 vjeçar, ai filloi të vrapoj për të kapërcyer pikëllimin e tij për vdekjen e gruas dhe djalit të tij. Ai vrapoi në maratonën e tij të pare në moshën 89 vjeçare. Çelësi i jetës: “E qeshura dhe lumturia”. Ky është ilaqi për gjithçka.

Misao Okawa nga Osaka në Japoni ishte 117 vjeçare kur vdiq me 1 prill të vitit 2015. Ajo ishte personi më i vjetër në botë në atë kohë, referuar librit të rekordeve Guinness. Ajo kishte lindur me 5 mars të vitit 1898 dhe kishte 3 fëmijë. Burri i saj ka vdekur në vitin 1931. Ajo ishte në formë gjatë shumicës së jetës së saj, duke thënë se ajo që e bëri të jetojë më gjatë, në moshën 102 vjeçare ajo tha se ka bërë zgjatje të këmbëve për që qenë e shëndetshme. Ajo nuk ka përdorur karrocë deri në moshën 110 vjeçare.