Ndryshimi i stilit të jetës mund të ulë rrezikun nga demenca

Pothuajse të gjithë mund të ulin rrezikun e demencës edhe nëse kjo është një trashëgëmi familjare, rreziku mund të ulet duke e jetuar një stil të jetës së shëndetshme, sygjeron një hulumtim i fundit,raporton BBC.

Studimi me rreth 200 mijë njerëz tregoi se rreziku ishte më i ulët për njerëzit që jetonin një jetë të shëndetshme.

“Ekipi në Universitetin e Exeter tha se rezultatet ishin emocionuese, fuqizuese dhe treguan se njerëzit nuk ishin të dënuar për të pasur demencë”  raporton BBC.

Hulumtuesit i dhanë njerëzve një rezultat në bazë të asaj se si kanë jetuar ata, pra nëse ata kanë pasur kombinim të stërvitjeve dhe dietës së mirë apo të alkoolit dhe duhanit.

Është marrë parasysh nëse njerëzit kanë konsumuar dietë të ekuilibruar që përfshin më shumë se tre pjesë të frutave dhe perimeve në ditë, peshqi dy herë në javë dhe rrallë mish të përpunuar.

Hulumtuesit gjithashtu kanë analizuar njerëzit që nuk ushqehen shëndetshëm,  pijnë duhan rregullisht nuk bëjnë ushtrime të rregullta, hajnë dietë me pak fruta dhe perime dhe me më shumë mis të përpunuar dhe mish të kuq dhe pijnë të paktën tre birra në ditë.

Sue Taylor është 62 vjeç, nga Exeter, ajo e di se demenca është trashëgimi familjare sepse atë e ka pasur gjyshja dhe nëna e saj prandaj ajo kujdeset për veten.

Ajo tri herë në javë shkon në park madje edhe në dimër për të kaluar së paku 45 minuta atje..

“Duhet shumë përpjekje, duhet të mendoni dhe të përshtateni.Dua ta mbaj mendjen sa më të mprehtë për sa kohë që të jetë e mundur. Nuk dua që nipërit të humbasin  gjyshërit fizikisht dhe mentalisht,” tha ajo.

Demenca është një sindromë që karakterizohet me rënie progresive tw funksioneve të trurit siç janë të mësuarit, memoria, gjuha, funksionet ekzekutive, vëmendja dhe kështu cenon pavarësinë e funksionimit të individit.

Gjetjet u zbuluan në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Alzheimer.

Përgatiti: Paulina Nushi- Muhaxhiri