Napoli shënon fitore minimale ndaj Spalit (Foto)

Napoli ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur Spalin, me rezultat 1-0, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 17-të në Serie A.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi spanjoll Raul Albiol në minutën e 45+1’.

Pas kësaj fitore Napoli e ruan vendin e dytë me 41 pikë dhe mbetet përcjellësi më serioz për Juventusin.