Foto: Renea Morina

Dekorimet nëpër lokale të adoleshentes nga Gjakova sjellin gëzim festiv

Ditët festive të fundvitit adoleshenten 15 vjeçe nga Gjakova e gjetën duke kryer dekorime nëpër lokale me qëllimin që të ndihmoj financiarisht nënën e saj.

Lokalet në Gjakovë dhe në Prishtinë janë më festive se zakonisht këtë vit pasi pronarët e bizneseve iu përgjigjën pozitivisht një postimi në Facebook të 15-vjeçares, Renea Morina e cila shprehu vullnetin që të dekoronte dritaret e lokaleve për të ndihmuar me shpenzimet e jetesës familjen e saj.

Foto: Renea Morina

“Unë jetoj me mamanë time, e cila është nënë beqare dhe shpreha dëshirën për të pikturuar, me çmim simbolik, për të ndihmuar me shpenzimet,” shkroi Morina, nxënëse e violinës në shkollën e mesme Prenk Jakova në Gjakovë në një faqe lokale në Facebook.

Pasi postimi u shpërnda nga faqja satirike në Facebook, Revista ‘Cool n Fresh’ dhe më pas u bë virale, Morina u punësua për të lyer dritaret e bizneseve në Prishtinë si dhe në Gjakovë.

Foto: Renea Morina

Në shumë rrugë të qytetit, dekorimet e dritareve të Morinës janë disa nga pamjet e vetme të gëzueshme.

“Kam filluar të pikturoj kur isha dy vjeç,” tha Morina për BIRN, duke shtuar se ajo e trashëgoi talentin nga nëna e saj.

Por, ajo nuk është vetëm një piktore dhe violiniste profesioniste e së ardhmes, por edhe shkrimtare, kryesisht e poezisë. Ajo shpjegoi se i pëlqen të shkruajë poezi dhe të pikturojë “për të shprehur ndjenjat, sepse nuk jam aq e mirë për të folur për to”.

Foto: Renea Morina

Foto: Renea Morina