Babadimri po vjen në Prishtina Mall – festoni me ne në këtë sezon 

Babadimri po vjen, Babadimri po vjen… Me më shumë se 5000 dhurata

Këtë sezon festash të fundvitit, Prishtina Mall e sjell këtë gëzim për të gjithë fëmijët në Kosovë. Babadimri, figura më e dashur e festave të fundvitit, do të jetë prezent në Prishtina Mall prej 16 dhjetorit deri më 31 dhjetor.

Fëmijët dhe të rriturit janë të mirëpritur për të vizituar dhe për të bërë fotografi me Babadimrin – e pse jo të marrësh edhe një nga dhuratat që ai do të sjellë nga markat: Burger King,  HyperActive, GiFi, Hamleys dhe Cinestar.

Dhe çdo vizitë në qendrën më të madhe tregtare është mundësi për të përjetuar atmosferën festive dhe për të krijuar kujtime që do të mbeten me ju gjatë gjithë vitit.

Babadimri do të jetë në Prishtina Mall më:

16 dhjetor prej orës 15.00- 21.00

17 dhjetor prej orës 12.00- 20.00

18 – 31 dhjetor (çdo ditë prej 12.00-20.00)

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar dhe për të ndarë frymën e festave me të gjithë. Prishtina Mall ka krijuar një atmosferë të veçantë festive për të garantuar që çdo vizitor të përjetojë magjinë e festave të fundvitit.

Prishtina Mall është destinacioni i festave tuaja. Merrni fëmijët, miqtë, dhe familjen tuaj dhe ejani të festojmë së bashku!

Prishtina Mall ju mirëpret të gjithë për të festuar dhe për të bërë këtë sezon festash më të veçantë se kurrë.

Babadimri po vjen, Babadimri po vjen në Prishtina Mall