Milan favorite për të nënshkruar me Lozanon

Milan është duke u konsideruar si njëra prej ekipeve favorite për të nënshkruar me sulmuesin anësor të PSV-së Hirving Lozano.

Sipas “CalcioMercato”, ylli meksikan i PSV-së ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane pas formës së tij të mirë në këtë sezon dhe Kupën e Botës.

Për Lozanon kanë shprehur interesim ekipe si Napoli dhe Milan.

Por, marrdhëniet e mira të drejtorit sportiv të Milanit Lenardo dhe agjentit të Lozanos Mino Raiola, mund t’i shtyejnë që të nënshkruajnë me meksikanin.