Manchester United synon të bëjë befasi në ‘Camp Nou’ sikur në Paris

Sonte do të zhvillohet ndeshja kthyese ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë më 10 prill, e cila u zhvillua në ‘Old Trafford’, përfundoi me fitoren e Barcelonës, me rezultat 1-0.

Manchester United, pas befasisë që bëri në Paris, kërkon që të njëjtën gjë ta bëjë edhe sot ndaj Barcelonës.

Ndeshja fillon në orën 21:00.

Skuadra e cila kalon në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Porto- Liverpool, që zhvillohet nesër.