Foto: Manchester City/Twitter

Manchester City rrëmben vendin e parë në Premierligë (Foto)

Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Evertonit si mysafir me rezultat 2-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 26-të në Premierligë.

Golin e parë e shënoi Americ Laporte në minutën e 45+2, pas asistimit të David Silvas.

Në pjesën e dytë nuk pamë gol deri në minutën e 90+8, kur shënoi Gabriel Jesus.

Pas kësaj fitoreje Manchester City e rrëmben vendin e parë me 62 pikë, po aq pikë sa i ka edhe Liverpooli, por “Qytetarët” qëndrojnë në vend të parë falë golaverazhit.

Manchester City mund të qëndrojë lider i Premierligës së paku deri të shtunën, kur luan Liverpooli me Bournemouthin prej orës 16:00.