Foto: Llapi/Facebook

Llapi i Tahir Batatinës fiton sërish, kalon në pozitën e dytë (Foto)

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Ferizajt në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit e nisën ndeshjen furishëm ku sulmuesi Ahmed Jonuzi shënoi në minutën e 3’ për rezultatin 1-0.

Në minutën e 42’ sulmuesi i ri Festim Alidemaj shënoi për rezultatin 2-0.

Llapi pas kësaj fitoreje ngritët në vendin e dytë me 54 pikë, por duhet të theksojmë se ka një lojë më shumë se Prishtina.

Ndërsa Ferizaj mbetet në vendin e 10-të me 25 pikë.