Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy super ndeshje (Foto)

Edhe sot do të luhen dy ndeshje në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

Manchester United- Barcelona dhe Ajax – Juvnentus.

Në ndeshjen Manchester United- Barcelona, spanjollët konsiderohen më favorit që të kalojnë në gjysmëfinale, pasi edhe në bastore sipas “Bet 365’,  Barcelona e ka koutën për të fituar 2 euro, ndërsa Manchester United 3.80.

Ndeshja tjetër ndërmjet Ajaxit dhe Juventusit, e cila zhvillohet në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam pritet të jetë e paparashikueshme.

Juventus do të këtë mungesa të rëndësishme si Giorgo Chiellini, Emre Can, Andrea Barzagli e Martin Caceres.

Ndërsa në dyshim për Ajaxin është Frankie De Jong.

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00, me orën tonë lokale.

Kujtojmë, se ndeshjet e mbrëmshme ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Cityt, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 1-0.

Ndërsa Liverpool e ka mposhtur Porton me rezultat 2-0.