Kryetari i Fshatit Synon Udhëheqjen e Fushë Kosovës

Driton Ademi i cili ka mbajtur udhëheqjen e fshatit Hens të Komunës së Fushë Kosovës për afro dy dekada , dëshiron të provojë fatin në udhëheqje të të gjithë qytetit.

Selvete Ademi, bashkëshortja e kandidatit të Nismës për Kosovën për Fushë-Kosovë tregoi mbi aktivitetin e burrit të saj si udhëheqës fshati.

“Ka qenë 17 vite kryetar i fshatit Hens, ka ndërtuar fshatin Hens, diku 40 deri 50 shpi me një shoqatë austriake. Ka punu me KFOR-in ka nda ndihma”, tha Ademi.

Në intervistën për debatpernime Ademi rrëfeu edhe mbi karakteristikat e personalitetit të bashkëshortit të saj si dhe përshkroi pasurinë familjare.

“Është i zoti, është i ndershëm, është punëtor. Kemi shtëpi, kemi tokë, kemi veturë një Audi”, tha ajo.