Kroacia fiton ndaj Azerbajxhanit (Foto)

Kroacia e ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Euro 2020, në Grupin E.

Ndeshjen më mirë e nisi Azerbajxhani duke kaluar në epërsi në minutën e 19’ me Sheydaev.

Kroacia e barazoi rezultatin në minutën e 44’ me Barasic.

Kroatët arritën ta shënojnë golin e fitores në minutën e 79’ me Kramaricin.

Pas kësaj fitore Kroacia pozicionohet në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Sllovakia.