Kjo skuadër ka shënuar më së shumti gola në Ligën e Kampionëve (Foto)

Të kesh në skuadër lojtar si Neymar, Kylian Mbappe, Edison Cavani e Di Maria, të mos shënosh gola është pothuajse e pamundur.

Paris Saint-Germain, edhe pse ishte në një grup të vështirë si Liverpool e Napoli, doli e para në grup.

Por, francezët kanë dalur të parët edhe sa i përket shënimit të golave për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

PSG i ka realizuar 17 gola, ndërsa në vendin e dytë është Manchester City me 16 gola, në vend të tretë është Bayerni e Porto me nga 15 gola.