Foto: Llapi/Facebook

KF Llapi ndahet nga një lojtar

Skuadra e Llapit ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme, ia ka shkëputur marrëveshjen sulmuesit Shend Kelmendi.

Shend Kelmendi sa ishte pjesë e Llapit, kishte realizuar një gol dhe dy asistime.

Llapi e ka falënderuar Kelmendin për kontributin e dhënë.

Ky është postimi i plotë i Llapit.

KF Llapi falenderon lojtarin Shend Kelmendi

Me marreveshje të dyanshme mes sulmuesit Shend Kelmendi dhe klubit tonë është arritur marrëveshja për shkëputjen e bashkepunimit në mes dy palëve.

Gjate ketyre 6 muajve sa ishte pjese e Llapit, Shend Kelmendi realizoj 1 gol dhe 2 asistime, kurse gjatë kesaj periudhe u perball edhe me lendime, e ndërsa nga sot jane ndare rruget me te.

KF LLAPI e falenderon Shendin per kontributin e dhene per klubin gjate kësaj periudhe duke i dëshiruar suksese në vazhdim.