KEK-u – Flamurtari, plotë shtatë gola, por fitojnë mysafirët (Foto)

Flamurtari është rikthyer tek fitorja kundër KEK-ut në një ndeshje që sjelli plotë shtatë gola.

Ndeshja filloi furishëm, ku pas gjashtë minutave lojë KEK-u realizoi golin e parë me anë të Rilind Namanit.

Por vendasve nuk iu shkoi gjatë epërsia, pasi Alban Shillova, shënoi për golin e barazimit nga penalltia.

Flamurtari epërsinë e parë e krijoi në minutën e 27-të me anë të Agron Bruqit.

Vendasit reaguan shpejtë, pasi në minutën e 30-të barazuan rezultatin me anë të  Vigan Veliut.

Pjesa e dytë nisi përsëri furishëm, por kësaj radhe për të mirën e Flamurtarit, pasi kaluan në epërsi në minutën e 46-të me Egzon Krasniqin.

Egzon Krasniqi realizoi përsëri në minutën e 75-të për rezultatin për 2-4, dhe për golin e dytë personal.

Por, kjo nuk ishte e gjitha në këtë ndeshje, pasi KEK-u ngushtoi epërsinë në minutën e 89-të me anë të Gëzim Berishës.