Ja ku mund t’i blini biletat për finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se prej ditës së sotme në orën 15:00, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

FFK-ja, përveç çmimit të biletave të cilin e ka bërë të ditur, ka treguar se edhe ku mund të blihen biletat.

Biletat do të shiten në tri qytete, Drenas, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Më poshtë lexojeni njoftimin e plotë të FFK-së.

Çmimet e biletave janë si vijon: Lindje dhe Perëndim 3 euro, derisa tribuna VIP, 5 euro.

Biletat mund t’i blini në tri qytete në tri pikat e mëposhtme të IPKO-s:

Drenas: Pika e shitjes në rrugën “Shaban Shala Nr.43”, info: Donika Prenku 049700790
Prishtinë: Pika e shitjes në rrugën “Perandori Justinian” nr.16: info: Gresa Jasiqi 049700490
Mitrovicë: Pika e shitjes në rrugën “Bulevardi Shemsi Ahmeti 24”. info: Alban Konjusha 049700878

 

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës, ja sa është çmimi i tyre