Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës, ja sa është çmimi i tyre

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se prej orës 15:00, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

Finalja do të luhet të premten prej orës 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave janë si vijon: Lindje dhe Perëndim 3 euro, derisa tribuna VIP, 5 euro.

Biletat mund t’i blini në tri qytete në tri pikat e mëposhtme të IPKO-s:

Drenas: Pika e shitjes në rrugën “Shaban Shala Nr.43”, info: Donika Prenku 049700790
Prishtinë: Pika e shitjes në rrugën “Perandori Justinian” nr.16: info: Gresa Jasiqi 049700490
Mitrovicë: Pika e shitjes në rrugën “Bulevardi Shemsi Ahmeti 24”. info: Alban Konjusha 049700878