
Çfarë do të ndodhë me biletat e blera të festivalit ‘Sunny Hill’?
Pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, faqja zyrtare e këtij festivali ka njoftuar blerësit e biletave se çka do të ndodhë me biletat e tyre.
Personat të cilët tashmë i kanë blerë biletat e hershme (“Believers”) dhe nuk mund të shkojnë në festival në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre.
Të njëjtat bileta do të jenë valide edhe për ata që dëshirojnë të shkojnë në edicionin që planifikohet të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Ne duam të informojmë të gjithë ata që tashmë i kanë blerë biletat, se ato do të jenë vlefshme për festivalin e “Sunny Hill 2022- Edicioni në Tiranë”, ndërsa ata që nuk do mund të marrin pjesë në festivalin në Tiranë, mund të rimbursojnë biletat e tyre”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të “Sunny Hill”.
Faqja e rimbursimit sipas njoftimit, do të hapet nga data 1 korrik deri me 15 korrik, ndërsa detajet dhe udhëzimet do të publikohen në ditët në vijim.
View this post on Instagram
Anulohet festivali ‘Sunny Hill’, nuk do të mbahet në Prishtinë