Icardi sqaron gjendjen e tij për Interin: Ne momentet më të vështira, shfaqet dashuria e vërtetë

Sulmuesi i Interit Mauro Icardi, ka dalë të fol publikisht pas marrjes së shirtit të kapitenit.

Argjentinasit iu murr shiriti i kapitenit para tre javëve dhe që prej atëherë nuk është përfshirë me skuadrën e Interit.

Ish-kapiteni i Interit, është sqaruar përmes një shkrimi të cilin e ka postuar në rrjetet sociale.

Ai ka shkruar se ka sakrifikuar shumë për Interin, për ngjyrat e tyre dhe do ta doj gjithmonë atë.

Për më shumë lexone shkrimin e tij.

Në momentet më të vështira, shfaqet dashuria e vërtetë, në ato momente kur kam vendosur për të qëndruar tek Interi, me Interin. Kur kam ndier që me golat e mi mund te ndihmoj Interin të jetë më i fortë, e shumë gjëra. Më e fortë se problemi i FPF. Më e fortë se vështirësitë tona, kur ishin shumë nga ata që gjykonin se skuadra jone nuk vlen gjë. 
Tek Interi. Me Interin

Përskaj gjithash, gjithmonë kam vendosur të qëndroj, është për dashurinë për këto ngjyra. Kam refuzuar oferta që  vështirë se një lojtar tjetër profesionist do t’i refuzonte, mbi të gjitha në situata të ngjashme.
Kam luajtur me dhimbje fizike, qe më sjellin lotët pas ndeshjeve, e në ditët vijuese. Por, gjithmonë kam insistuar te zbres në fushë, edhe kundër këshillave të mjekeve. Sepse, duke zbritur në fushë kam harruar çdo dhimbje, me të vetmin objektiv për të dhënë gjithçka që mundem për të ndihmuar këto ngjyra. 
Tek Interi. Me Interin. Për dashurinë për ngjyrat zi kaltër. 
Sepse, është vetëm Interi.
Ua kam shfaqur djemve të mi që duhet të mbajmë shprese. I kam mësuar që të fitojmë është e vështirë, por nëse do ta bëj me Interin, ka vlere unike, qe vetëm një interist i vërtetë mund ta kuptojë dhe ta ndjeje.

Këtë dashuri për Interin e kane mësuar  në shtëpinë time. Kam realizuar ëndrrën time, kam realizuar ëndrrën e gjithë ne internistëve për tu kthyer në Champions, me skuadrën për të cilën isha kapiten. Sepse, gjithmonë kam ndjerë dhe transmetuar dashuri për këto ngjyra.

Gjithmonë kam kundërshtuar ata që në mundësinë e parë janë munduar të largohen nga klubi. Kam respektuar tifozët, bashk lojtaret, shoqërinë dhe të gjithë trajnerët. Kam bashkëpunuar me klubin, brenda dhe jashtë, në futjen e çdo lojtari te ri, duke i shfaqur që vetëm me pasion mund të arrijmë objektivat tanë. Unë e di se çka është dashuria merr Interin, edhe tifozët interist e dinë sepse kane pare se sa kane vuajtur, qare e luftuar e ne fund janë gëzuar për këto ngjyra.
Me Interin, tek Interi.

Por, siç thash, te gjitha sakrificat janë bërë për dashurinë për këto ngjyra, duke respektuar te gjithë.

Nuk e di nëse tani ka dashuri dhe respekt drejt Interit dhe drejt meje nga ana e disa personave që marrin vendime. Nuk e di nëse është dëshira nga ana e disa personave për të zgjidhur gjërat vetëm për dashurinë e Interit. Në një familje mund të ndodhin shumë gjera, të bukura e të këqija. E për dashurine, mund te tejkalohet gjithçka. Por nuk duhet te vije deri tek mungesa e respektit. Keto jane vlerat e mia, vlerat për të gjitha gjithmonë kam luftuar.
Ne historinë time. Tek Interi. Me Interin

MI9″