Gruaja e Icardit i vë kusht Interit: Ai nuk luan nëse nuk i kthehet shiriti i kapitenit

Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e Icardit, e ka tensionuar gjendjen më shumë ndërmjet sulmuesit argjentinas dhe Interit.

Icardit gjatë javës së kaluar iu hoq shiriti i kapitenit dhe iu dha portierit Samir Handanovic.

Argjentinasi gjatë javës së kaluar nuk u përfshi në ndeshjen e Europa Leagues ndaj Rapid Wienës dhe në vikend ndaj Sampdorias në Serie A.

Sipas “Gazzetta dello Sport”  Wanda Nara i ka thënë Interit se pa ia rikthyer atij shiritin e kapitenit Maurito nuk do të rikthehet të luajë për ‘Nerauzzurët’.