Hoffenheim shënoi 11 gola, por përfundoi e fundit në Grupin F (Foto)

Skuadra gjermane Hoffenheim, mbrëmë pësoi humbje me rezultat 2-1, nga Manchester City, në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Një statistik interesante e ka publikuar ‘Squawka Football’, e cila ka bërë një krahasim se cilat skuadra kanë përfunduar të fundit në grup edhe pse i kanë shënuar më shumë se dhjetë gola.

Hoffenheim në këtë sezon të Ligës së Kampionëve i ka shënuar 11 gola dhe ka përfunduar e fundit në Grupin F me tri pikë.

E deri më tani në histori të Ligës së Kampionëve vetëm tri skuadra janë që kanë shënuar më shumë se 10 gola në fazën e grupeve e kanë përfunduar të fundit.

Monaco në sezonin 2000/1, Olympiakos në sezonin 2002/03, dhe Hoffenheim në sezonin 2018/19.